Trump mban konferencën e parë për shtyp

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 18:06 | Nga

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbajti konferencën e parë për shtyp. Trump foli për prioritetet gjatë qeverisjes së tij, duke theksuar se shumë kompani të prodhimit të makinave apo kompani farmaceutike do t’i kthejë në atdhe.

Për sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Trump u shpreh: “Unë nuk kam asnjë marrëveshje me Rusinë. Unë nuk kam asnjë plan për ndonjë marrëveshje me Rusinë dhe nuk kam asnjë borxh me ta”.

Megjithatë ai shtoi se marrëdhëniet e mira me Putin janë një “pasuri”.

Shumica e presidentëve të Amerikës kanë dhënë konferenca për shtyp brenda pak ditësh pas fitimit të zgjedhjeve. Ndërsa Trump ka qenë aktiv në rrjetin social Twitter dhe ka bërë deklarata të shkurtra gjatë procesit të përgatitjeve të tij për të marrë detyrën më 20 janar.

Konferencën e fundit për shtyp në korrik të vitit të kaluar, ai e filloi me kritika të forta ndaj kundërshtares demokrate, Hillary Clinton për mungesë të konferencave për shtyp me gazetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme