Uragani “Florence” pritet ta godasë Karolinën Veriore – fillon evakuimi

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një uragan i fuqishëm i quajtur “Florence” pritet ta godasë Karolinën Veriore të Amerikës dhe qytetarët kanë filluar t’i respektojnë urdhrat e evakuimit.

“Ju e rrezikoni jetën tuaj duke qëndruar. Mos planifikoni të largoheni sapo të fillojnë erërat dhe shirat” ka thënë guvernatori i Karolinës Veriore, Roy Cooper.

Ky i fundit ka deklaruar se më shumë se një milion banorë janë urdhëruar që të largohen dhe nëse ata nuk e bëjnë këtë, do mbesin në forca të veta.

Zyrtarët brengosen se 1,000 nga 6,300 banorët e qytetit kanë vendosur të qëndrojnë në qytet, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Kryebashkiaku, Joe Benson, ka thënë se stuhia do ta godasë qytetin oqeanik nëpërmjet dy periudhave të rrjedhës së baticës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme