Volkswagen gjobitet me 4.3 miliardë $

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Volkswagen ka pranuar fajin për tre akuza kriminale në SHBA dhe do të paguajë 4.3 miliardë dollarë si dëmshpërblim për skandalin në lidhje me manipulimet për emetimet e gazrave.

Kjo firmë do të paguajë 2.8 miliardë dollarë si gjobë penale dhe 1.5 miliard dollarë të tjera si gjobë civile.
Prokurorja e përgjithshme, Loretta Lynch ka thënë se kjo është një nga gjobat më të mëdha për ajër të pastër që është dhënë ndonjëherë.

Ndërsa shefi ekzekutiv i Volkswagen, Hans Dieter Porsch ka thënë se prodhuesi gjerman “shpreh keqardhje të thellë” për veprimet e veta.

“Ne nuk jemi më e njëjta kompani që kemi qenë 16 muaj më parë” ka shtuar ai.
VW në shtator të 2015-ës kishte pranuar se ka mashtruar në testimet për emetim të gazrave përmes pajisjeve mashtruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme