Zëvendëskancelari austriak që doli kundër Kosovës, i fejuar me bukuroshen serbe

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Heinz Christian Strache zv/kancelarit austriak, që udhëheq me partinë e ekstremit të djathtë, FPO, i cili bëri bujë në mediat serbe me deklaratën se Kosova është ‘pjesë’ e Serbisë, sipas mediave serbe në vitin 2015 ishte fejuar me këngëtaren serbe Teodora Kuniq, vajzën e Suzana Mançiqit, e cila u bë e famshme në ish-Jugosllavi si prezantuese e Loto-s.

Me sa duket, shkruan portali austriak “Kosmo” në artikullin e publikuar më 14 tetor 2015, kolegët serbë duket se nuk kanë asnjë ide se kush është politikani i njohur austriak. Vërtetë, këmbanat e dasmës do të bien për Teodorën së shpejti, por për Strache-n ato mbeten të heshtura. Shefi i FPÖ ishte vetëm një mysafir në mbrëmjen e fejesës.

Ndërsa, portali “Populismobserver” në një artikull me 15 dhetor 2015 të titulluar “The freedom party of Austria and their serbian migrant supporters( Partia e lirisë e Austrisë dhe mbështetësit e tyre, emigrantët serbë” ndër të tjera shkruan se: Ajo që është specifike për FPÖ, megjithatë, është se ata filluan të kërkonin vota nga emigrantët. Nga emigrantët serbë, më saktësisht. Duke parë Heinz Christian Strache – Kryetarin e FPÖ – me një litar lutjeje ortodokse serbe nuk është më një lajm i paparë në Vjenë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme