Qeveria e Australisë drejt humbjes së shumicës parlamentare

Prishtinë | 20 Tet 2018 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e qendrës së djathtë në Australi mund të humbas shumicën në Parlament pasi që një votim i hershëm shfaqi votuesit duke dezertuar nga qeveria e drejtuar nga Scott Morrison.

Liberalët kanë pësuar lëvizje prej 23 përqind në 20 përqind të votave të numëruara në votimin e hershëm, sipas Komisionit të Zgjedhjeve..

Nëse vazhdon kjo, Morrison do të mbetet në mbështetjen e deputetëve të pavarur për të vazhduar qeverisjen.

Zgjedhjet e reja janë planifikuar në maj të vitit 2019, por mund të organizohen më herët nëse qeveria nuk mund të mbijetojë.

Dy deputetë të pavarur janë tërhequr nga mbështetja ndaq qeverisë dhe të tjerët e kanë paralajmëruar Morrisonin se “dhuet të paguajë një cmim të madh për të fituar përkrahjen e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme