Armand Shkullaku largohet nga ABC News

Tiranë | 11 Jan 2017 | 22:51 | Nga

Armand Shkullaku, drejtor i ABC News është liruar nga detyra dhe vendin e tij e ka marrë pronari i TV, Aleksandër Frangaj.

Frangaj mësohet se i ka kërkuar dorëheqjen Shkullakut dhe do ta bëjë vetë detyrën e drejtorit.

Edhe pse zyrtarisht nuk thuhet, duket se Shkullaku ishte bërë pengesë për Frangajn, lidhur me përdorimin e TV për çështje personale, biznesi dhe politike, shkruan Gazeta Tema.

Në një intervistë për gazetën Mapo, Shkullaku thotë: “Vendimi për të lënë ABC News nuk ishte një zgjedhje e imja”.

“Pronari i grupit mediatik për të cilin unë punoj, gjykoi se në këtë periudhë televizionit i duhet një qasje e re, menaxhariale dhe editoriale, dhe kështu kontrata ime 4 vjeçare me ABC News quhet e përfunduar këtu. Nuk do të kem një kontratë të re me këtë televizion”.

Shkullaku thotë se Frangaj i ka bërë disa propozime brenda grupit mediatik Klan, si drejtues i programacionit në TV Klan, drejtues i një emisioni politik në ABC News apo dhe propozime të tjera, “të cilat jam duke i konsideruar përpara nënshkrimit të një kontrate të re. Për momentin do të pushoj për pak kohë dhe më pas do të shikoj vijimësinë“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme