Berisha, mesazh prekës për humbjen e motrës së tij

Tiranë | 12 Gus 2017 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Ish–kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka përcjellë me anë të një postimi në rrjetet sociale lajmin e ndarjes nga jeta të motrës së tij, Hajrie Osmanaj.

Ajo vdiq në moshën 77-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje.

Berisha shprehet se dhimbja dhe pikëllimi nga kjo ndarje ishte e thellë, sepse me dashurinë, mirësitë e saj të pakufishme dhe përkushtimin ndaj të gjithëve, ajo nuk kishte moshë.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Të dashur miq!

Sot familja jonë i dha lamtumirën e fundit motrës time, Hajrie Osmanaj!

Një mirënjohje të thellë të gjithë miqve dhe dashamirësve të shumtë, që me praninë dhe mesazhet e tyre lehtësuan dhimbjen tonë!

Hajria u nda nga ne në moshën 77 – vjeçare pas një semundjeje, të cilën e përballoi me stoicizëm dhe dinjitet të vërtetë.

Për mua dhe të gjithë familjen tonë dhimbja, pikëllimi nga kjo ndarje ishin të thella sepse, me dashurinë, mirësitë e saj të pakufishme dhe përkushtimin ndaj të gjithë nesh, ajo nuk kishte moshë. Dashuria dhe mirësia njerezorë nuk kanë moshë.

Ndaj ne sot, duke e përcjellë në banesën e fundit, i thamë vërtetë lamtumirë Hajries tonë të dashur, por për të mbajtur gjithnjë thellë e përgjithmonë në zemrat tona kujtimin dhe dashurinë e saj!

I lehtë qoftë dheu sonte për ty motra ime e dashur!!

Image may contain: 1 person

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme