Erdogan në Novi Pazar: Kjo është vendlindja ime

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Turqisë Recep Taip Erdogan, gjatë vizitës në Novi Pazar, ka deklaruar se Turqia me rajonin e Sanxhaku ka marrëdhënie të posaçme.

“Novi Pazari është vendlindja ime. Fati juaj është fati ynë, dhembja juaj është dhembja jonë”, ka thënë Erdogan i cili po qëndron në vizitë dy ditore në Serb, transmeton Koha.net.

Erdogan dhe kryetari serb Aleksandar Vuçqik kanë mbajtur sot një takim të përbashkët me prefektët dhe kryetarët Novi Pazar, Rashkë, Kralevë, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh dhe Priboj.

Para takimit, dy kryetarët u pritën nga numë i madh qytetarësh.

Novi Pazar ishte i stolisur me billborde me portrete të Erdoganit, flamuj të Serbisë, Turqisë e Bosnjës.

Erdogan ka theksuar se Sanxhaku është njëra nga urat më kryesore që lidh shtetasit turq me origjinë nga Sanxhaku dhe minoritetin boshnjak në Serbi, përcjellin medie të Beogradit

“Novi Pazari është vendlindja ime, është qyteti im më i dashur, atë e stolisin manastiri Sopoçani dhe kështjella e vjetër, por e më e bukura është Altun-alem xhamia”, ka spikatur Erdogan.

Ai ka thënë se për njerëzit e këtij rajoni ka sjellë të falat e 70 milionë banorëve të Turqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme