“Fast and Furious” në Tiranë, policia vazhdon kontrollet dhe gjobat (Video)

Tiranë | 10 Gus 2018 | 09:34 | Nga

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet gjatë orëve të natës për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për më tepër ndaj atyre që i kanë kthyer rrugët në “pistë garash”.

Në një njoftim, policia bën të ditur se nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.

Policia bashkëngjitur njoftimin ka shpërndarë edhe një video ku janë kapur disa automjete duke lëvizur me shpejtësi shumë herë më të lartë se sa lejojnë tabelat, raporton tch.

Në këto kontrolle, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë marrë pjesë edhe Forcat Shqiponja në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit.

VID-20180810-WA0005

TiranëKontrollet e nisura mëherët, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe interurbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit, ku për shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh, kjo rrugë Interurbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si “pistë garash” ku finishi i saj mbetet, aksidenti me pasojat e tij të tmerrshme ose 🚔👮‍♀✍.Nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtimmjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje🤔.

Posted by Policia e Shtetit on Thursday, 9 August 2018

Të ngjashme