Instituti i Gjeo-Shkencave-Nuk ka përmbytje nga shkrirja e borës

Foto: Ekonomia Online
Prishtinë | 11 Jan 2017 | 17:21 | Nga

Instituti i Gjeo-Shkencave pas matjeve të bëra në 150 pika në Shqipëri konfirmon se në ditët e ardhshme vendi nuk do të preket nga përmbytjet. Përgjegjësi i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit, Petrit Zorba, bën me dije se do të shkrijë dëbora në vendet e ulëta dhe bregdet, ndërsa shirat do të jenë kryesisht lokalë, por pa rrezikuar në përmbytje.

Dëbora në qarqet Durrës, Vlorë, Gjirokastër do të shkrijë por nuk ka asnjë rrezikshmëri në vend në ditët e ardhshme për përmbytje.

Instituti i Gjeo-Shkencave përjashton çdo mundësi për përmbytjet, pasi trashësia e dëborës në këto zona nuk kalon 1 cm, ndërsa reshjet e shiut do të jenë të pakta.

Petrit Zorba: Shkrirja e borës dhe pse në nivele të ulëta në ultësirën perëndimore, në nivelin 5-10 cm është e mundshme në katër ditët e ardhshme duke filluar nga zona e Durrësit, pak në Vlorë dhe Gjirokastër. Gjithsej është 10 mm. Zona malore është ende nën temperatura të ulëta negative dhe kurrsesi nuk mund të ketë shkrirje bore që të krijojë dhe premisa përmbytje.

Përgjegjësi i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit, Petrit Zorba, thotë se ka një rritje të temperaturave me pak gradë, por Tirana dhe vendi vijon të jetë në temperatura me vlera negative.

Zorba: Pasnesër do të duken temperaturat pozitive gjatë natës në pjesën jugore dhe qendrore. Ndërsa pjesa veriore dhe zona mbi 500-800 m do të vazhdojë të ruajë temperatura negative, -10 deri në -15 gradë Celsius.
Temperatura më minimale është regjistruar në njësinë administrative Shtyllë në Korçë në vlerën minimale – 27 gradë celcius.

Edhe kryeqyteti në orët e para të mëngjesit shënoi temperatura nën 0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme