Rama në Poloni kërkon linjë direkte avioni Varshavë-Tiranë

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Varshavë të Polonisë gjatë konferencës së përbashkët me homologen, Beata Szydlo kërkoi kompani fluturimi polake për të vendosur linjë direkte me Tiranën.

“Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë polakë se vitin e shkuar dhe në këtë konteskt i kam kërkuar kryeministres që të inkurajojë kompaninë e fluturimeve polake për të konsideruar mundësinë e vendosjes së një linje direkte që do të sillte përfitushmëri të lartë dhe reciproke në këtë drejtim”, tha Rama, shkruan Opinion.al.

Sakaq, Kryeministrja polake tha se mbështesim Shqipërinë dhe inkurajojmë çeljen e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme