Vriten 2 të rinj e plagoset një i tretë në Lushnje

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Dy të rinj u vranë pasditen e së mërkurës në Lushnjë në një atentat të mirëpërgatitur dhe një i tretë është plagosur rëndë.

Viktimat janë Zaimir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, ndërsa pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, është në gjendje kritike për jetën. po ashtu lëndime të lehta ka marrë edhe një 66-vjeçar me inicialet B.T. Dy shënjestrat e atentatit po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre çdo ditë ne lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Çeleve, transmeton tch.

Nga Hyrja e qytetit ka ardhur mjeti ku ndodhej një person me maskë dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka qëlluar me breshëri duke i vrarë në vend dy të rinjtë. Më pas automjeti është larguar për në perëndim të qytetit ndërsa policia ka nisur kërkimin e autorit. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se gjithçka ishte e përgatitur dhe nuk bëhej fjalë për një ngjarje të momentit.

Lushnja, qyteti që ka vuajtur shumë nga luftërat e bandave të 1997-s, kishte kohë pa parë një ngjarje të këtij lloji. Vendi ku ndodhi vrasja është shumë pranë komisariatit të policisë. Sapo janë dëgjuar krismat në vendin e ngjarjes mbërritën policët që rrethuan zonën. Viktimat janë identifikuar shpejt ndërsa janë marre në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Ndërkohë që një makinë, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme