Vrasja në ish-bllok, viktima Fabian Gaxha kishte tumor në kokë

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Fabian Gaxha mbeti i vrarë në sherrin në zonën e ish bllokut, pak ditë më parë në një përplasje me armë mes dy grupeve.

Mësohet se Gaxha ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe i kishin mbetur ende pak muaj jetë.

Burime nga policia thanë për lapsi.al se kishin mësuar se Gaxha vuante nga një tumor në kokë.

Në sherrin në zonën e ish bllokut mbetën të plagosur shokët e Fabian Gaxhës, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të dy të arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matajn, komandon Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme