Histori: Çfarë ka ndodhur më 14 prill?

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 16:19 | Nga

Viti 70 – Rrethimi i Jeruzalemit: Titus, biri i perandorit Vespasian, rrethon kryeqytetin hebre, me katër legjione romake. Rrethimi përfundoi me marrjen e qytetit dhe shkatërrimin e tempullit të tij të famshëm. Për të festuar këtë fitore, Harku i Titus u ngrit në Romë, ku ende qëndron. Josephus, historian i asaj periudhe, shkruan se mbi 1 milion njerëz u vranë gjatë rrethimit, nga të cilët shumica ishin hebrenj, dhe rreth 100.000 u skllavëruan

966 – Pas martesës me një të krishtere të Bohemisë, sunduesi pagan i polakëve, Mieszko, konvertohet në të krishterë; kjo ngjarje konsiderohet si zanafilla e shtetit polak.

1828 – Noah Webster merr të drejtat e autorit për botimin e parë të fjalorit të tij. Emri Webster sot është sinonim i “fjalorit” në Shtetet e Bashkuara, sidomos me fjalorin modern Merriam – Webster, që njihet si i pari fjalor amerikan i gjuhës angleze. Noah Webster, leksograf, konsiderohet si një nga themeluesit e kombit amerikan.

1865 – Presidenti amerikan, Abraham Linkoln, qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC, nga John Wilkes Booth, i cili si aktor i njohur, nuk e pati të vështirë të hynte në lozhën private të presidentit në teatër, ndërsa ky ishte duke ndjekur një dramë. Pasi e qëlloi Linkolnin në kokë revolver, Booth u hodh nga lozha në skenë, duke thirrur, “Sic sempre tyrannis!” – “Kështu gjithmonë tiranëve!” (motoja e shtetit të Virxhinias) dhe shprehja e Brutit kur vrau Cezarin, sipas fjalëve të Shekspirit; Kur u hodh në skenë, Booth theu këmbën, por arriti të dilte nga teatri dhe iku në Virxhinia, ku u vra nga forcat që e ndoqën në një hambar pranë Port Royal, Virginia. Linkolni vdiq të nesërmen, më15 prill, në mëngjesn

1912 – Anija britanike e udhëtarëve RMS Titanik godet një ajsberg në Atlantikun e Veriut në 23:40 (mëngjesin e 15 prill, Titaniku ishte fundosur plotësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme