20 liderët më të përgjakshëm të të gjitha kohërave

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 21:22 | Nga

Një aforizëm popullore thotë: “Heroi i njërit është tiran i tjetrit”.

Por, përderisa ne mund të diskutojmë vlefshmërinë dhe virtytin e agjendave të caktuara politike, disa liderë kanë përdorur metoda të pashpirta për të arritur qëllimet e tyre. Një nga metodat më brutale është urdhërimi që të ndërtohet një kullë nga njerëzit e gjallë të grumbulluar dhe betonuar së bashku me tulla dhe llaç. Business Insider sjell një listë të liderëve më të pamëshirshëm të të gjitha kohërave:

1. Qin Shi Huang (sundoi nga viti 247 – 210 para Krishtit)

Qin, i njohur edhe si Qin Shihuangdi, bashkoi Kinën në vitin 221 para Krishtit dhe është emëruar si perandori i parë i dinastisë Qin. Ai ishte i njohur si vrasës i dijetarëve, me idetë e të cilëve nuk pajtohej, dhe digjte librat “kritikë”. Gjatë sundimit të tij, ai urdhëroi ndërtimin e një muri të madh përafërsisht i njëjtë sa Muri i Madh Kinez, dhe ndërtimin e një mauzole të madhe e cila përfshin më shumë se 6 mijë figura ushtarësh.

2. Caligula (sundoi nga viti 37 – 41 pas Krishtit)

2

Caligula në fillim liroi qytetarët të cilët ishin të burgosur padrejtësisht dhe uli taksat nga shitjet. Por, pastaj ai kaloi një sëmundje dhe nuk ishte më i njëjti. Eliminoi rivalët e tij politikanë, duke detyruar prindërit e tyre të bëheshin pjesë e ekzekutimeve, dhe veten e shpalli si Zot i gjallë. Sipas historianit romak Suetonius, Caligula kishte marrëdhënie seksuale me motrat e tij. Ai përdhunoi dhe vrau shumë njerëz, ndërsa kalin e tij e bëri prift. Në fund u sulmua me thikë 30 herë nga një grup gardianësh.

3. Attila i Hunëve (sundoi nga viti 434-453)

3

Pasi vrau vëllanë e vet, Attila u bë lideri i Perandorisë Hune, që ishte e vendosur në Hungarinë e sotme. Ai e zgjeroi Perandorinë e vet deri në Gjermani, Rusi, Ukrain e deri ne Ballkanin e sotëm. Attila gjithashtu pushtoi Gaulët me qëllimin që të sundonte pjesë sa më të mëdha. “Aty, ku kam shkelur unë, bari nuk do të rritet më kurrë”, kështu thoshte ai vazhdimisht gjatë sundimit të tij.

4. Wu Zetian (sundoi nga viti 690-705)

Wu nga një 14 vjeçare e ndrojtur arriti të bëhet perandoreshë e Kinës. Në mënyrë të pamëshirshme dhe çnjerëzore eliminoi kundërshtarët e saj duke i larguar nga shteti, ekzekutuar etj, edhe nëse ata ishin pjesë e familjes së saj. Perandoria Kineze u zgjerua shumë gjatë sundimit të saj. Edhe pse ajo kishte taktika brutale, natyra e saj vendimmarrëse dhe talenti për të qeverisur, janë lavdëruar edhe nga historianë të shumtë.

5. Xhingis Khan (sundoi nga viti 1206-1227)

4

Babai i tij ishte u helmua për vdekje kur Hani ishte 9 vjeç. Vitet e adoleshencës i kaloi si skllav derisa iu bashkua fiseve mongole dhe shkoi të pushtonte Azinë Qendrore dhe Kinën. Stili i tij karakterizohet si brutal dhe historianët thonë se ai i masakronte njerëzit në grupe. Hani masakroi aristokratët e Perandorisë Khwarezm.

6. Tomas de Torquemada (sundoi nga viti 1483-1498)

5

Torquenda u caktua si hetues gjatë inkuizicionit spanjoll. Kreu gjyqe të shumta në shumë qytete gjithashtu edhe autorizoi tortura të ndryshme për të marrë informacione. Torquemada vazhdimisht inkurajonte Mbretin Ferdinand dhe Mbretëreshën Isabella që hebrenjve spanjollë t’u jepnin dy mundësi, të largoheshin nga shteti apo të konvertoheshin. Historianët thonë se Torquemada ishte përgjegjës për djegien për së gjalli të 2000 njerëzve. Disa burime thonë se vetë Torquemada vinte nga një familje hebreje.

7. Timur ( sundoi nga viti 1370-1405)

Timuri gjatë sundimit të tij prej vitit 1370-1405 udhëhoqi ushtrinë e tij drejt Azisë perëndimore, duke përfshirë Iranin e tanishëm, Irakun, Turqinë, Sirinë dhe themeloi Perandorinë Timurid. Në Afganistanin e sotëm, Timur kishte urdhëruar që të ndërtohet një kullë e përbërë nga njerëz të gjallë, njëri mbi tjetrin dhe që të betonoheshin bashkë me tulla dhe llaç. Ai gjithashtu dha urdhër për të masakruar një pjesë të njerëzve për shkak të një rebelimi që kishte ndodhur.

8. Vladi III, Princi i Vllahisë (sundoi nga viti 1448-1476)

6

Kur Vladi, apo Vampiri siç quhej ndryshe, u shpall sunduesi i principatës së Vllahisë, rajoni ishte një rrëmujë e tërë për shkak të shumë gjakmarrjeve. Bazuar në tregimet e ndryshme, Vladi kishte ftuar të gjithë rivalët e tij në një banket, ku ai i kishte therur dhe masakruar të gjithë ata. Therja thuhet se ishte metoda e tij e preferuar e torturës. Ai u përpoq të sjell stabilitet dhe rregull në Vllahi përmes metodave të tij të pamëshirshme dhe ekstreme.

9. Car Ivani IV (sundoi nga viti 1547-1584)

Ivani IV apo “Ivani i tmerrshëm” e filloi sundimin e tij duke sjellë riorganizim në qeveri duke limituar fuqinë e aristokratëve. Pas vdekjes së gruas së tij të parë, Ivani filloi “sundimin e tmerrshëm” duke eliminuar njerëzit më të fuqishëm të shtetit si dhe familjet e tyre. Ai gjithashtu rrahu nusen e djalit të tij si dhe nga nervozizmi mbyti djalin.

10. Mbretëresha Maria I (sundoi nga viti 1553-1558)

Fëmija i vetëm i mbretit famëkeq Henri VIII dhe Katerina e Aragonit, Mari I ishte shpallur mbretëreshë e Anglisë në vitin 1553 dhe shumë shpejt solli katolicizmin si fe kryesore. Ajo u martua me Filipin II nga Spanja, gjithashtu një katolik. Gjatë viteve në sundimin e saj, ajo dogji për së gjalli qindra protestantë dhe për këtë fitoi nofkën “Maria e Përgjakshme.”

11. Kontesha Elizabet Bathory de Esced (sundoi nga viti 1590-1610)

7

Kontesha Elizabet kishte joshur shumë femra të reja fshatare në kështjellën e saj, duke ju premtuar vende pune si shërbëtore para se ajo brutalisht ti torturonte ato për vdekje. Bazuar në historianë të ndryshëm ajo kishte torturuar dhe vrarë rreth 600 vajza të reja. Disa nga metodat e torturave që i përdorte ajo ishin: futja e gjilpërave në thonj, i mbulonte vajzat e reja me mjaltë dhe pastaj i lëshonte bletët tek to, i kafshonte për vdekje. Gjëja më interesante rreth saj ishte se ajo e mbushte vaskën me gjakun e virgjëreshave dhe lahej aty për të qëndruar e re dhe e bukur

12. Maximilien Robespierre (sundoi nga viti 1789-1794)

Ky ishte një ndër figurat më të rëndësishme gjatë Revolucionit Francez dhe ishte kthyer në një ndër ‘lojtarët’ më dominues gjatë kohës së “Sundimit të Tmerrshëm”, që ishte një periudhë e dhunës ekstreme ku armiqtë e revolucionit ekzekutoheshin dhe futeshin në gijotinë. Bazuar në burime historike, Robespierre shumë shpejt u korruptua nga pushteti dhe u ekzekutua edhe ai në gijotinë.

13. Mbreti Leopold II i Belgjikës (sundoi nga viti 1865-1909)

Leopoldi themeloi shtetin e lirë të Kongos si koloninë e tij private, dhe vazhdoi të bëjë pasuri të madhe duke i detyruar kongolezët të punonin si skllevër për fildish dhe pambuk. Miliona njerëz mbetën pa bukë, përqindja e lindjeve ishte zvogëluar pasi meshkujt dhe femrat ishin të ndarë, si dhe me mijëra njerëz ishin qëlluar për vdekje gjatë rebelimeve të ndryshme. Demografët thonë se gjatë viteve 1880-1920, popullsia ishte zvogëluar me 50%. Këtë sistem të skllavërisë më vonë e kishin përdorur edhe francezët, gjermanët dhe portugezët.

14. Mehmet Talat Pasha (sundoi nga viti 1913-1918)

Historianët besojnë se Talat Pasa ishte figura kryesore e gjenocidit armen. Si Ministër i Brendshëm, ai vazhdimisht ishte përgjegjës për largimin dhe vdekjen e rreth 600,000 armenëve. Ai u vra në Berlin në vitin 1921 nga një armen. Gjëja më e pazakonshme ishte se Adolf Hitler e kishte kthyer trupin e tij në Stamboll në vitin 1943, duke shpresuar ta joshë Turqinë për t’ju bashkuar atij në Luftën e Dytë Botërore.

15. Vladimir Lenin (sundoi nga viti 1917-1924)

8

Në vitin 1917, Lenini udhëhoqi Revolucionin e Tetorit për të përmbysur qeverinë e përkohshme. Ajo luftë civile zgjati për rreth 3 vite, pasi Bolshevikët morën nën kontroll shtetin. “Gjatë kësaj periudhe të revolucionit, luftës dhe urisë, Lenini kishte demonstruar një mospërfillje trishtuese për vuajtjet e shokëve të tij dhe në mënyrë të pamëshirshme kishte shkatërruar çdo kundërshtar.

16. Benito Musolini (sundoi nga viti 1922-1943)

9

Pasi e la shërbimin ushtarak, Musolini krijoi Partinë Fashiste Italiane, i mbështetur nga veteranë të luftës, dhe i organizoi ata në njësi të dhunshme të quajtura ‘Këmishat e zeza’. Në vitin 1925 ai u shpall Lideri i Italisë. Pasi i shpëtoi atentateve të shumta tha: “Nëse përparoj atëherë më udhëhiq. Nëse tërhiqem atëherë më vrit. Nëse vdes, hakmerru për mua.” Në vitin 1936, Mussolini formoi një aleancë me liderin Nazist, Adolf Hitler. Në prill të vitit 1945, tanimë i larguar nga pushteti, Mussolini u qëllua dhe vra nga anti-fashistët dhe u var kokë poshtë në sheshin e Milanos.

17. Jozef Stalini (sundoi nga viti 1922-1953)

10

Stalini menjëherë urdhëroi industrializimin dhe kolektivizimin, e që pasoi me uri masive si dhe me burgosjen e miliona njerëzve në kampet e punës në Grulag. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, djali i Stalinit, Jakov, u zu ose iu dorëzua forcave Gjermane. Gjermanët kishin propozuar ta shkëmbenin Jakovin për Marshallin Paulus, që u kap pas Betejës së Stalingradit, por Stalini kishte refuzuar, duke thënë se ai kurrë nuk do ta shkëmbente një marshall fushor për një ushtar të thjeshtë.

18. Adolf Hitler (sundoi nga viti 1933-1945)

11

Nga fundi i vitit 1941, Perandoria e Hitlerit kishte nën sundim thuajse çdo shtet të Evropës, si dhe një pjesë të madhe të Afrikës Veriore. Ai gjithashtu kishte shpikur një plan për ti eliminuar Hebrenjtë, sllavët, homoseksualët si dhe kundërshtarët politikë duke i dërguar ata në kampe përqëndrimi, ku ata torturoheshin dhe punonin deri në vdekje. Bazuar në disa raporte, Nazistët kanë vrarë rreth 11 milion njerëz gjatë regjimit të Hitlerit. Sipas historianëve Hitleri dhe gruaja e tij vranë veten, transmeton tiranaobserver.

19. Mao Ce Duni (sundoi nga viti 1949-1976)

12

Lideri Komunist, Mao, themeloi Republikën Popullore të Kinës. Nën sundimin e Maos, industria ishte gjithnjë nën kontrollin të shtetit si dhe fermerët ishin të organizuar në grupe. Çdo kundërshtim ndaj tij shtypej dhe dënohej me vdekje. Mbështetësit e Maos thoshin se ai e modernizoi dhe bashkoi Kinën dhe e kishte shndërruar atë në një superfuqi botërore. Sidoqoftë, të tjerët thonë se politikat e tij kishin bërë që ai të shkaktonte vdekjen e rreth 40 milion njerëzve për shkak të punës së vështirë, ekzekutimeve dhe për shkak të urisë.

20. Augusto Pinochet (sundoi nga viti 1973-1990)

Pinochet rrëzoi qeverinë Kiliane të Allendes në vitin 1973 me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Raportime të shumta thonë se një numër i madh i njerëzve “zhdukeshin” gjatë sundimit të tij si dhe rreth 35 000 njerëz ishin torturuar.

Pinochet vdiq para se të gjykohej për abuzimin e të drejtave të njeriut.

Të ngjashme