Cila ka qenë votuesja e parë grua në Amerikë?

Prishtinë | 19 Shk 2017 | 13:51 | Nga

Sipas statistikave, në Amerikë, ka më tepër votuese gra se burra. Por, kush ka qenë votuesja e parë grua në historinë e politikës amerikane?!

Amendamenti i 19-të i Kushtetutës i dha grave amerikane të drejtën për të votuar. Disa besojnë gabimisht që gratë amerikane nuk kishin votuar përpara këtij amendamenti, por, në fakt, gratë amerikane kanë votuar shumë vite përpara, sipas ligjeve përkatëse të shteteve.

Ishte viti 1869 kur guvernatori i Wyoming miratoi për herë të parë të drejtën e një gruaje për të votuar. Në vitet e mëpasshme, një grua e quajtur Louisa Ann Swain, votoi për të parën herë në zgjedhjet amerikane.

Swain ishte një shtëpiake 70-vjeçare. Ajo lindi në vitin 1801 në Norfolk, Virginia. Ajo ishte e bija e një kapiteni detar, i cili kishte humbur në det kur vajza ishte vetëm 7 vjeç.

Një mëngjes të bukur më 6 shtator të vitit 1870, Louisa Swain u ngrit dhe vendosi të votojë.

Një gazetë e kohës, e përshkroi Swain si një zonjë e këndshme dhe delikate me flokë të zbardhura. Ajo donte të tregonte se fakti që votoi nuk e bënte më pak “grua”. Një fakt i mëvonshëm tregon se megjithëse ajo ishte votuesja e parë grua, çuditërisht, nuk votoi pro kandidates grua Victoria Woodhull, e cila kandidoi për Presidente në vitin 1872.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme