Kur besimi tek magjia konsiderohej supersticion pagan

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 09:33 | Nga

Në mesjetën e hershme, nuk ishte e respektueshme që të pranoje besimin në magji. Shën Augustini, një teolog me shumë ndikim në lashtësinë e vonë, mohonte që demonët mund t’u jepnin njerëzit fuqi magjike, por vetëm mund të mashtronin njerëzit duke i bërë të mendojnë kanë fuqi magjike. Kjo linjë e të menduarit u pasua me shkrimet më të hershme juridike dhe teologjike mesjetare.

Një urdhër Karolingiane i lëshuar për Saksoninë e sapo pushtuar (dhe sapo kristianizuar) ndalonte vrasjen e një gruaje mbi dyshimin e magjisë, duke e përshkruar krimin si diçka e bërë, “në mënyrë pagane”. Teksti i shekullit të 10, Kanuni Episcopi udhëzon priftërinjtë të predikojnë për ndjekësit e tyre se “fantazmat” e dërguara nga djalli janë të rreme. /bota.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme