Manipulatorët më të rrezikshëm të historisë

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 15:48 | Nga

Rasputin. Këshilltari privat i carit të fundit të Rusisë Nikolla II, Grigori Efimoviç Rasputin, u cilësua përgjegjës për disfatën e Romanovëve. Me prejardhje modeste, ai arriti të fitojë simpatinë e shumicës së aristokracisë ruse dhe familjes perandorake, falë karizmës së tij të fuqishme dhe famës së një murgu që shëronte njerëz.Në fakt, sipas disa historianëve Rasputin ishte një ndjekës i një sekti fetar heretik, një manipulator që pëlqente luksin dhe shenjtëstronte kryesisht gratë e fisnikërisë, duke përfshirë edhe vetë Perandoreshën Aleksandra, gruan e carit.

Xhim Xhons. Reverendi-prijës i kongregacionit fetar të “Tempullit të Popullit”, bindi në vitin 1978, 912 pasuesit e tij të kryenin një vetëvrasje masive, duke i nxitur ata të pinin cianid. Duke besuar se ishte ri mishërim i Krishtit dhe Leninit, për t’i shpëtuar kritikave të ashpra publike në SHBA, Xhons u largua në vitet 1970 në xhunglën e Guajanës, komuna e Xhonstaunit, të cilën ai e përcaktoi si “toka e premtuar”. Këtu, nën presionin e akuzave për përdhunime, rrëmbime dhe evazion fiskal, ai i bindi ndjekësit e tij të kryejnë vetëvrasje dhe më pas vrau veten me armë.

 

Të ngjashme