Sundimtarët e mëdhenj të lashtësisë: Augusti, themeluesi i Perandorisë Romake

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 10:44 | Nga

Augusti, që njihej fillimisht si Gaio Oktavio, ishte i sëmurë kur qe fëmijë dhe jetim në moshën 4-vjeçare. Ai sigurisht që s’dukej i destinuar për madhështi. Por për fatin e tij të mirë, kishte një xhaxha të famshëm dhe të plotfuqishëm Çazarin. I birësuar prej këtij të fundit dhe më pas i shpallur trashëgimtar i tij, Augusti formoi triumviratin e dytë me Mark Antonin dhe Mark Lepidin, për të marrë kontrollin e perandorisë nga armiqtë e tyre.

Lepidi më vonë u detyrua të mërgonte, ndërsa Antoni vrau veten pasi u mund në betejën e Aktiumit. Ndonëse mund të thuhet se Augusti nuk bëri më shumë sesa thjesht trashëgoi Republikën Romake nga Jul Cezari, ai zgjeroi në fakt territoret e perandorisë. Augusti pushtoi Egjiptin dhe u zgjerua në pjesë të tjera të Afrikës dhe Gjermani.

Përmes përdorimit të forcës së nënkuptuar ushtarake, ai bindi Senatin romak dhe popullin e Romës t’i japë titullin e Augustit dhe atë të princeshë civitatis (qytetarit të parë të shtetit).

Ai gjithashtu u bë perandor, një rol i krijuar për të bërë të ditur distancimin e tij nga mbretërit dhe monarkët. Të paktën për disa qindra vjet, roli i perandorit ishte vetëm i trashëguar, vetëm nëse trashëgimtari cilësohej i përshtatshëm nga Senati dhe ushtria.

Augusti qe një strateg jashtëzakonisht i suksesshëm ushtarak, një politikan mendjemprehtë dhe një ndërtues i përkryer. Ai porositi ndërtimin e veprave si Ara Pacis (Altari i Paqes). Marks Agripa ka gjithashtu merita të mëdha në këtë projekt. Sipas biografit Sueton, Augusti përherë mendjemadh është shprehur:”Gjeta një Romë me tulla, po lë një Romë me mermer”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme