Vajzat e Lasgush Poradecit dhurojnë “arkivin” e tij për shqiptarët

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 19:25 | Nga

Lasgush Poradeci ka më shumë se 19 mijë dorëshkrime që nuk janë njohur më herët, por që nga sot, ato mund të gjenden në Arkivin e Shtetit.

Marie dhe Kostandina Gusho, dy vajzat e Lasgush Poradeci, kanë dhuruar bashkë me shumë dokumente e kujtime të tij, edhe imazhin e poetit të ulur buzë liqenit që thur vargje.

Poezitë që e bëjnë Lasgush Poradecin të pavdekshëm janë ato të peizazhit dhe të dashurisë.

Këtë e ka theksuar edhe ministrja Kumbaro, e cila ishte e pranishme gjatë dhurimit të arkivit të poetit.

Koleksioni i dorëzuar në Arkivin e Shtetit përmban jo vetëm dorëshkrime, certifikata e dekorata të poetit lirik, por edhe pulla poste e kartëmonedha të grisura që Lasgush Poradeci koleksiononte.

Dorëshkrime 19.308 fletë

Shtypshkrime 8.562 fletë
Gazeta 3.662 fletë
Revista 26 copë
Fotografi dhe kartolina 1.606 copë
Ftesa dhe telegrame 315 fletë
Partitura 296 fletë
Harta 14 fletë
Kartëmonedha të grisura 8 copë
Dekorata 11 copë
Certifikata 7 fletë
Pulla poste 12 copë

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme