Delawie: Gjykata Speciale, hap drejt integrimit europian

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 22:55 | Nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Gjykata Speciale është një hap i rëndësishëm për Kosovën, në shtegtimin e saj drejt integrimit të plotë në strukturat evropiane.

“Mendoj se Gjykata dhe çka do të dalë nga ajo do të jenë hapa shumë të rëndësishëm për Kosovën në shtegtimin e saj drejt integrimit të plotë në strukturat europiane, që e kam thënë shumë herë është qëllimi im për Kosovën”, ka thënë Delawie në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK.

“Kam besim të plotë në aftësinë e gjykatës për të ndarë drejtësi për krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme”, është shprehur ambasadori amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme