Thaçi: Futja e trenit në Kosovë kishte synime aneksuese

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 21:02 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se treni propagandues i nisur nga Beogradi drejt Kosovës, ishte pretendim për fyerje të qytetarëve të Kosovës, cenim të institucioneve dhe synime aneksuese ndaj Kosovës.

“Ky vendim është marrë në kohën e duhur nga institucionet e Kosovës. Për fat të keq Serbia ende e konsideron Kosovën pjesë të saj. Serbia ka humbur shumë beteja me Kosovën, më 1998-1999, betejën për Kosovën e pavarur”, ka thënë ai.

I pari i vendit në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se Serbia tani synon që të ndajë Kosovën dhe t’ia bashkëngjitë veriun e Kosovës Serbisë.

“Kjo është një pretekst për qytetarët e Kosovës, që jetojnë në veri. Unë jam i sigurt se ata jetojnë të lirë, i kanë të gjitha të drejtat’, ka thënë ai.

Sipas tij Serbia, po tenton të bëjë politika dhe skenarë sikur në Kroaci dhe Bosnjë.

“Këta skenarë të Serbisë janë të njohura për Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, veprimi i Kosovës, është në përputhje me kushtetutën e Kosovës, ndërsa sipas tij mos veprimi do të ishte shkelje e kushtetutës.

“Veprimi ka qenë i koordinuar, në bazë të hierarkisë, Ka pasur diskutime nga të gjithë, nga bartësit të institucioneve të Kosovës. Pra ka pasur harmoni nga të gjithë, pra në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës:’, ka thënë ai.

Sipas tij, duhet që të ruhet Kosova, duhet që të duhet Kosova.

“ Ne do të punojmë për Kosovën, që ta zhvillojmë. Ne i bëjmë ftesë Bashkësisë Ndërkombëtarë që të shoh se si Beogradi po e rrit armiqësinë në rajon”, ka thënë ai.

Thaçi tha se Kosova është u hapur , shtet multietnik.

“Ne duhet që të punojmë me autoritetet ndërkombëtare. Kosova ka prezencë ndërkombëtare këtu, NATO-n, BE-në. Kosova është një projekt vendor-ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, kërcënimi nga Beogradi duhet që të rrisë vëmendjen ndërkombëtare:, ka thënë ai.

Sipas tij, këto kërcënimi nuk dallon nga ato që i ka bërë Millosheviqi.

“Ky lidership i takon periudhës së Millosheviqit, apo ka qenë pjesëmarrës në vendimet për luftërat në Ballkan. Serbia mund të krijojë probleme në rajon, por në fund do të mbesë e izoluar”, ka thënë Thaëi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme