Vuçiq: “Ne u treguam solidarë”

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 09:22 | Nga

Serbia vazhdon të synojë anëtarësimin në BE, thotë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bisedë për DW. Në intervistë për DW flet mbi çështjen e refugjatëve.

DW:  Aktualisht mijëra refugjatë ndodhen në Serbi. Vendi juaj është kritikuar nga shumë anëtarë të BE-së për shkak të qëndrimit ndaj refugjatëve? 

Aleksandar Vuçiq: Serbia kritikohet nga shtetet e BE-së për këtë çështje? Unë nuk e kam dëgjuar këtë – dhe nëse do ta-kisha dëgjuar, menjëherë do të kisha reaguar, sepse vendi ynë ka pranua më shumë emigrantë se sa 60% e vendeve të BE-së. Ne kujdesemi më emigrantët në vendin tonë, por është e vështirë, që të kujdesesh për dikë, i cili kërkon kontrabandistë për të arritur në BE. Këta njerëz nuk duan të qëndrojnë në vendstrehimet që ofrojmë ne për refugjatët, ky është problemi kryesor.

Ne i zgjidhim çdo ditë të gjitha këto probleme dhe mendoj, se jemi treguar solidarë me migrantët. Ne ndryshe nga shumë vende të BE-së, e kemi përshëndetur sistemin e shpërndarjes së refugjatëve sipas kuotave të propozuar nga kancelar-ja Angela Merkel.

Ndërkohë ndodhen 10.000 emigrantë në Serbi. Sa ka në Slloveni? Sa ka në Kroaci? Sa ka në vende të ndryshme të BE-së? Asnjë! kjo do të thotë, që të paktën ka diçka, që ne e bëjmë më mirë se vendet e BE-së.

A prisni më shumë mbështetje për Serbinë në krizën e refugjatëve?

Shumë vende të BE-së kërkojnë gjithnjë e më shumë. Ne kemi marrë një mbështetje nga BE-ja dhe Gjermania sapo na ka pyetur, nëse kemi nevojë për më shumë ndihmë. Deri tani ia kemi dalë me të gjitha. Të shohim, se çfarë do të sjellë e ardhmja. Nëse është e nevojshme, ne do të kërkojmë mbështetje.

Ne çfarë drejtimi po zhvillohet BE-ja sipas mendimit tuaj?

Evropa ka nevojë për më shumë unitet, nëse vendet anëtare duan që unioni të mbijetojë. BE-ja duket shumë më e dobët se dikur, por unë ende besoj, që ky është vendi më i mirë në botë, ku mund të jesh pjesë. Pavarësisht trazirave, që po kalon kjo bashkësi. Serbia vazhdon të synojë anëtarësimin në BE. Ne ndajmë të njëjtat vlera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme