Adele sulmohet nga mushkonjat gjatë koncertit (Video)

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 09:35 | Nga

Këngëtarja që mori pesë çmime Grammy, Adele u sulmua nga mushkonjat gjatë koncertit të saj në Australi.

 “Ato po thithin gjakun tim. Ato po mundohen të më vrasin. Ato janë këtu gjithë kohës”, ka thënë këngëtarja.

Këngëtarja 28-vjeçare ka filluar turneun e saj dhe natën që kaloi në Brisbane do ta mbajë mend gjatë.

Gjatë mbrëmjes, sa herë që ajo niste të këndonte, mushkonjat i mblidheshin në kokë dhe e bezdisnin.

Së fundmi, është bërë i ditur lajmi se ajo është martuar me partnerin e saj, Simon Konecki.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme