Aida Doci publikon ilahinë “Iftari i nanës” (Video)

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 18:20 | Nga

Këngëtarja Aida Doci ka ardhë me një projekt krejt ndryshe prej herave tjera.

Ajo kësaj radhe ka sjellë një ilahi kushtuar muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan lajmi.net.

Ilahia e kënduar nga Aida mbanë titullin “Iftari i nanës”, me tekst dhe muzikë të Fatmir Mujës.

Orkestrimin e saj e ka bërë Chipsi dhe Endrit Rexhepi, të cilës këngëtarja ia shtoi edhe klipin.

Karakteristikë e videoklipit të kësaj ilahie është fakti se pjesë e tij është edhe aktori Çun Lajçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme