Aksidentohet këngëtarja e njohur (Foto)

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 11:24 | Nga

Kjo fundjavë nuk ka qenë ndër më të mirat për këngëtaren Samanta Karavella.

Pasditen e së shtunës këngëtarja është aksidentuar në një nga rrugët e kryeqytetit pranë Bibliotekës Kombëtare rreth orës 17.00.

Në fotografitë e publikuara në “Iconstyle”, duke qartë që në aksident është përfshirë një makinë “Citroen” i kuq me targa AA339NJ, që sipas burimit i përket këngëtares Samanta Karavella.

Nga pamjet shihet se makina është përplasur me një kamion. Këngëtarja e hitit “Asnjo si unë” nuk është dëmtuar fizikisht. Si pasojë e përplasjes automjeti me të cilin ajo po udhëtonte ka pësuar dëme në pjesën e përparme.

Samanta ka qenë duke udhëtuar e vetme në makinë. Kujtojmë që në zonën ku ka ndodhur aksidenti janë duke u bërë punime për ndërtimin e pedonales në Sheshin “Skënderbej”

a2-1 a1-1 a3-1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme