Aktori shqiptar me rol në serialin e regjisorit turk! (Foto)

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 09:49 | Nga

Telenovelat turke janë më të ndjekurat në Shqipëri e Kosovë, por një djali të ri i ka ardhur fati të luajë në to.

 Bëhet fjalë për aktorin Egzon Bislimi nga Shkupi i cili do të marrë pjesë në serialin e regjisorit turk Hadis Shen “Shqiponjat e Arta” që do xhirohet në trojet shqiptare.

Pjesë e këtij seriali do jenë edhe shumë aktorë të tjerë të njohur. Akoma nuk ka diçka zyrtare se në cilin muaj do fillojë të shfaqet në ekranet televizive.

Egzon Bislimi gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë edhe shumë oferta të tjera të cilat do i zbulojë shumë shpejt. Edhe pse 19 vjeçar ai premton shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme