Aktorja e rolit të Melania Trump në klipin e TI, kërcënohet me vdekje

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe producentja Melanie Marden, e cila luan rolin e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump në klipin provokativ të reperit TI, ka folur për reflektimet që pati ky veprim i saj.

Ajo ka thënë për TMZ, se ka pranuar shumë kërcënime për vdekje qysh kur klipi me TI u lansua për publikun, megjithatë ajo thotë se nuk është penduar aspak që ka bërë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.

”Nuk më besohet që njerëzit janë aq të inatosur sa që më kërcënojnë me vdekje”, është shprehur ajo.

Marden beson se njerëzit duhet të qetësohen dhe të fokusohen në probleme më të mëdha.

Në klipin për të cilin ajo dhe po kërcënohet, Marden e paraqet Melania Trump si striptere të reperit TI, ku shfaqet e zhveshur dhe bën vallëzim provokues mbi tryezën e zyrës së improvizuar ovale të Shtëpisë së Bardhë, njofton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme