Akuzohet se ka botoks, shpërthen Lori Hoxha

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 00:23 | Nga

Ditët e fundit Lori Hoxha e ka djegur Instagramin me fotot nga pushimet në Maldive ku shfaqet me bikini duke ekspozuar trupin perfekt dhe të nxirë nga rrezet e diellit.

Ndërsa sot fashion blogger-ja i është rikthyer fotove ku shfaqet plot stil dhe moderne si gjithmonë.

Ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me markat më të shtrenjta duke marrë qindra komplimenta nga ndjekësit.

Megjithatë si çdo VIP edhe Lori merr komente negative, por blogger-ja nuk përton t’u kthejë përgjigje.

Një ndjekëse e akuzonte sot Lorin për botoks duke i komentuar: “Fytyra gjithë botoks…Buzët e bëra…Dhe prapë dukesh natyrale në sytë e disave”.

“S’ka botoks në fytyrën time. Mbylle atë dreq goje. Jam vetëm 24 vjeç. Nuk më duhet”, i replikon Lori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme