Angela Martini: Donald Trump meriton çmimin Nobel për paqe

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 16:34 | Nga

Kur e gjithë vëmendja e botës mediatike është fokusuar tek ai që u cilësua si takimi historik mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Singapor, ka edhe të tilla deklarata të papritura.

Nuk mund të mohohet, që shtrëngimi i duarve mes dy liderve të fuqishëm u pa si një çast historik për marrëdhëniet diplomatike në botë, pasi ky takim u mbërrit pas negociatash të zgjatura mes dy vendeve, ishte ngjarja e ditës. Por, ajo që nuk pritej ishte një reagim nga supermodelja e njohur shqiptare, Angela Martini.

Vetëm pak minuta më parë, ajo ka postuar në instastory dy foto nga ky takim i famshëm, ndërsa ndan edhe opinionin ku ndër të tjera shprehet: “Pavarësisht të gjitha opinioneve, unë mendoj që Presidenti Donald Trump meriton çmimin Nobel për paqe për gjithçka ai ka arritur”, thekson ajo.

Epo, një kërkesë e tillë nuk pritej…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme