Anxhela Peristeri flet si fituese e festivalit “Kënga Magjike”

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 09:13 | Nga

Plot 20 artistë performuan në natën finale të “Këngës Magjike” të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në fund të festivalit të këngës, fituesja rezultoi të jetë këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri.

Kjo e fundin në edicionin e 19 u paraqit me këngën e saj “E çmendur”, e cila ishte më e votuara nga artistët pjesëmarrës.

Me këtë rast këngëtarja përmes llogarive në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë që kontribuuan në këtë sukses personal.

“Faleminderit të gjithë kolegëve që më votuan dhe i gjithë publiku që e pëlqyen dhe e duartrokitën fort! Ky projekt është më i rëndësishmi i jetës time dhe faleminderit shumë kori i Liceut Artistik. Faleminderit familja ime dhe të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pran. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar në Instagram, Peristeri.

View this post on Instagram

Ja dolem @olticurri ??@kledibahiti ? @threedotsproduction

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on

Kënga “E çmendur” është një kompozim i Kledi Bahitit, ndërsa vargjet e saj janë shkruar nga Olti Curri.

Theksojmë se vendi i dytë shkoi për artisten Elhaida Dani me këngën e saj “E ngrirë”, ndërsa vendi i tretë për Fifin dhe këngën e saj shumë të suksesshme, “Zhurmë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme