Ariana Grande shpallet qytetare nderi e Manchesterit

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 20:29 | Nga

Ariana Grande, një nga këngëtaret më të përfolura të momentit është shpallur qytetare nderi e Manchesterit në sajë të kontributit të dhënë nga ana e saj për ngjarjen tragjike të ndodhur më 22 maj.

Ngjarja që la 22 të vdekur dhe 220 të lënduar ndodhi gjatë një sulmi në koncertin ku Grande po performonte.

Pas sulmit këngëtarja u rikthye përsëri në Manchester për të mbajtur koncertin “One Love Manchester” si shenjë respekti ndaj familjarëve të personave që humbën jetën.

Koncerti i mbajtur më 4 qershor pati një rekord të shitjeve të biletave, të cilat mbaruan brenda 10 minutash. U mblodhën rreth 3 milionë paundë për viktimat e sulmit terrorist, por gjithashtu ky koncert nuk e privoi Arianën të vizitonte të lënduarit në spital.

Mund të themi me plot gojën se ky titull është plotësisht i merituar për Arianën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme