Armina tregon pak nga dasma me Shkëlzenin

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 18:01 | Nga

Armina Mevlani, e ftuar sot në ‘Pasdite me Rudinën’ ka folur për blogun e saj dhe javën e modes që ka ndjekur. Përpos pyetjeve për punën, nuk munguan dhe pyetjet private, në marrëdhënie me te fejuarin e saj, Shkëlzen Berisha. Ajo tregoi se si ai e shoqëron në aktivitetet e saj, dhe i jep suport. E pyetur për dasmën se kur do jetë dhe si, ajo tregoi disa detaje të pathëna më parë.

“Kemi filluar ta planifikojmë, ku dhe si do të jetë.I kemi shkruar idete tona në një letër dhe presim ta bëjmë pas një viti, ose dhe pak më vonë. Përpara kemi menduar një festë familjare, me shpejt, për miqtë dhe familjet tona, duke qenë se ata kanë shumë dëshirë. Akoma nuk kemi ndarë një datë, por është në planin tonë tani afër”-tregoi Armina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme