Arsyeja pse Ledri ka refuzuar Iggy Azalean për bashkëpunim

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 21:45 | Nga

Mesa kemi dëgjuar deri më tani, shumica e artistëve shqiptar synojnë tregun ndërkombëtar, për këtë arsye nëse mund ta keni vënë re, tregu muzikor në Shqipëri ka njohur disa përmirësime, me këngë dhe klipe të ngjashme me ato të yjeve botërorë.

Shumë këngëtarë ndonëse kanë këtë qëllim, e kanë pasur të pamundur të depërtojnë me muzikën e tyre jashtë vendit, por ka edhe artistë si Ledri, që e refuzojnë diçka të tillë. I ftuar në studion e ‘Thumb’, një prej menaxherëve më të suksesshëm të artistëve në vend, Faton Shoshi ka treguar se Ledri ka pasur mundësinë për të pasur një bashkëpunim me reperen australiane Iggy Azalea, por ai e ka refuzuar.

Shoshi u shpreh se gjithçka ishte gati, kishte diskutuar me menaxherët e këngëtares, ishte paguar shifra që ajo kishte kërkuar për bashkëpunimin, por këngëtarit i hitit ‘TTZ’ e ka refuzuar, pasi sipas tij është shumë mirë me ato çfarë ka arritur deri më tani dhe nuk ka pretendime për tregun botëror.

Image result for iggy azalea

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme