Aurela publikon një video, fansat pikasin diçka mbi komodinë

Prishtinë | 11 Mar 2018 | 13:18 | Nga

Aurela Hoxha është tashmë ndër ikonat e modelindur dhe imazh për shumë kompani e kopertina revistash. Nga konkurset e bukurisë ajo u katapultua përball objektivit të aparateve fotografikë dhe kamerave.

Së fundi ajo ka qenë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër, të realizuar në Spanjë. Nga postimet e para të saj, u supozua se filmi në fjalë qe i zhanrit erotik, por këtë e ka mohuar kategorikisht modelja bukuroshe.

Në një video gjatë realizimit të këtij projekti, ajo pozon e shtrirë në shtrat me një veshje të kuqe. Megjithatë, ajo që të bën përshtypje është një detaj tjetër në sfond. Komodina në kokën e shtatit, pjesën e sipërme e ka të qelqtë, dhe mbi sipërfaqen e tij, duken dy njolla të bardha gjatësore, me kahje nga vetë shtrati, që krijojnë një përshtypje të dyshimtë.

Diçka e ngjashme i ndodhi para pak kohësh Kim Kardashian, e cila u shfajësua tek fansat duke thënë se vijat e bardha janë krijuar vetvetiu në mermer. Po në rastin e Aurelës, çfarë mund t’i ketë shkaktuar dy vijat e bardha mbi xhamin e zi?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme