Balena Blu “kontakton” këngëtaren shqiptare

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Balena Blu, loja vdekjeprurëse e cila ka marrë deri tani ka marrë jetën e disa adoleshentëve në botë prej disa ditësh është regjistruar edhe në vendin tonë.

Por përveç faqes origjinale kanë nisur në rrjete sociale si Instagram apo Facebook të hapen faqe të rreme nën logon e Balenës Blu.

E kontaktuar nga këto faqe në gjuhën shqipe ka qenë edhe këngëtarja shqiptare Xhesika Polo.

Përmes një mesazhi në Instagram ajo është ftuar të jetë pjesë e lojës, të cilën menjëherë e ka publikuar në rrjete sociale duke bërë apel për adoleshentët që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e kësaj loje, e cila ka 50 nivele dhe përveç dëmtimit të vetes si vizatimi  balenës blu në lëkurë, a po prerjes së damarëve ka si nivel të fundit, për të fituar lojën vetëvrasjen me mashtrimin se më pas personat do të ringjallen sërish.

“Sot me erdhi ne mesazh nga nje faqe e vetquajtur Balena Blu…Kujtdo qe i duket argetuese te perhapi nje loje vdekjeprurese tek brezi i ri, tek femijet e pafajshem i duhet te kalbet ne burg sepse eshte KRIM!! Miq, te aferm e kolege, bejini report kesaj faqeje, cdo faqeje te tille te ngjashme dhe MOS HESHTNI! Gjendja eshte alarmante”, ka shkruar Xhesika në profilin e saj në Facebook duke publikuar edhe mesazhet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme