Beatrix Ramosaj donte t’i fryente buzët…

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 14:49 | Nga

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shquar gjithmonë për bukurinë dhe elegancën e saj në skenë. Ajo është shumë e re, teksa ka treguar për publikun se bukuria e saj është tërësisht natyrale.

Shumë artiste viteve të fundit pëlqejnë që tu nënshtrohen briskut estetik, duke realizuar ndërhyrje të ndryshme në fytyrë, apo edhe duke i mbushur buzët, e që në fakt duket të ketë qenë edhe një prej dëshirave të bukuroshes Ramosaj.

Beatrix, ka treguar së fundmi në një intervistë të dhënë për “In TV”, se dikur pëlqente shumë që të fryente buzët, por që vëllau i saj, këngëtari Alban Ramosaj nuk e kishte lejuar.

Ndërkohë, ky i fundit i gjendur pranë saj, ka ndërhyrë menjëherë në intervistë duke cituar fjalët: “Ka dashur t’i fryejë buzët, por dajaku ka dalë prej xhenetit”, çka nënkupton se Albani do të merrte edhe masa nëse Beatrix do të ndërmerrte një gjë të tillë.

Për më shumë mund të ndiqni videon nga minuta  8:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme