Bebe Rexha e katërta në listën e top-albumeve të vitit

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 12:37 | Nga

Bebe Rexha është renditur në top-pesëshen e albumeve më të dëgjuar të vitit 2018 në platformën “Spotify”, në kategorinë e femrave.

“Expectations” është renditur i katërti në mesin e albumeve të top yjeve botërore.

Anne-Marie udhëheq me “Speak Your Mind” dhe 2 miliard transmetime, e ndjekur nga “Camila” e Camila Cabellos dhe “Invasion of Privacy” nga Cardi B. Bebe Rexha me albumin e ri deri tash ka pasur gati një miliard transmetime. Top-pesëshen e mbyll Ariana Grande me “Sweetener”.

“E lumtur të jem në mesin e këtyre grave të forta dhe të talentuara. Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja për kreativitetin femëror”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme