Bebe Rexha me rrëfime shqiptare në emisionin amerikan

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 11:51 | Nga

Shqiptaro-amerikani, Majk Adam, është personalitet i radios dhe televizionit në ShBA. I njohur për veçantinë e trajtimit të emisioneve të tij, Majk, në botën shqiptare u bë i njohur, pasi i kërkoi dorën Rita Orës në emisionin e tij “Up close and personal”.

Kohë më parë, pjesë e emisionit të tij ishte edhe Era Istrefi, ndërsa siç thotë Majk, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ka kohë që janë në listën e tij të shqiptareve që dëshironte t’i ketë në shou.

Bebe me të pranuar ftesën e Majkut, ai kishte pyetje pafund për të…Përgjatë bisedës që kishin rreth albumit të saj debutues, ai e pyeti atë nëse do të bëjë edhe ndonjë këngë apo album në gjuhën shqipe.

Ajo tregoi se tashmë në këngët e saj si “Self control” ose tek “I got you” ka influencë të tingujve gjegjësisht baterive, por që nuk është se e di shqipen aq rrjedhshëm sa të bëjë një këngë apo album të plotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme