Bebe Rexha shfaqet festive pranë bredhit, teksa ekspozon format trupore

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 08:53 | Nga

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha vazhdon të jetë shumë e pëlqyer në tregun ndërkombëtar.

Ajo gjithashtu numëron një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Shpesh, këngëtarja ndan me fansat ndonjë imazh nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft festive pranë bredhit të vitit të ri.

E veshur me një fustan jeshil dhe të gjatë, përshtatur për vijën e trupit, Rexha vuri në pah mjaft mirë linjat e saj.

“Krejt çfarë ju duhet për Krishtlindje, jam unë poshtë bredhit tuaj” (sic.), ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/BcqkUKpATfA/?taken-by=beberexha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme