Bella Hadid dhe Stella Maxwell kishin lidhje dashurie

87397562
Prishtinë | 13 Mar 2018 | 15:24 | Nga

Modelja 21 vjeçare, Bella Hadid dhe 27 vjeçarja, Stella Maxwell dikur ishin më shumë se mike.

Sipas një raportimi të tabloidit britanik, The Sun, modelet dikur kanë pasur lidhje dashurie.

Sipas një burimi të këtij tabloidi, të dyja modelet dy vjet e gjysmë më parë ishin puthur në një festë në një klub në Londër.

“Bella dhe Stella ishin ulur në një tavolinë në qoshe por e shihnin vetëm njëra-tjetrën tërë kohën. Ato madje po putheshin plot pasion dhe duket se vërtetë po ia kalonin mirë dhe po argëtoheshin nën shoqërinë e njëra-tjetrës”, ka thënë ky burim.

I njëjti thotë se Hadid nuk ishte e njohur atëherë sikur është sot, prandaj edhe ditëve të sotme është më diskrete.

Stella është në lidhje dashurie me yllin Kristen Stewart qysh nga viti 2016.

Para kësaj, në verën e vitit 2015, modelja ndërkombëtare e cila është e lindur në Belgjikë dhe ka prindër nga Irlanda e më vonë u rrit në Zelandën e Re ishte e lidhur me këngëtaren, Miley Cyrus e cila besohet se është e prirur ndaj të gjithë sekseve (panseksuale).

Kjo lidhje e tyre e dashurisë ishte para se Miley të kthehej në lidhje me aktorin australian, Liam Hemsworth.

Bella dhe ylli kanadez, The Weeknd, u ndanë në muajin nëntor të vitit 2016 pas një viti lidhje dashurie.

Ajo nuk është parë më në lidhje dashurie me askënd tjetër, të paktën jo publikisht.

Stella dhe Bella janë mike për vite të tëra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme