Bella Hadid flet për ndarjen nga The Weeknd

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 15:13 | Nga

Në një intervistë për “Teen Vogue”, Bella Hadid, ka folur për herë të parë për ndarjen nga The Weeknd.

“Dashuria të dhemb, por duhet të vazhdosh. Ishte ndarja ime e parë dhe u bë publike”, tha 20-vjeçarja.

“Një njeri që e pa të gjithë këtë nga jashtë mund të mendojë se unë e përballova shumë mirë, por të rëndon në zemër. Do jetë e vështirë për disa kohë. Do e respektoj gjithmonë atë dhe do e dua gjithmonë. Ndonjëherë nuk mërzitesh, ndonjëherë e përballon ndryshe, por në fund të ditës ti nuk do të shkatërrosh diçka që ti ke luftuar për ta ndërtuar”, theksoi ajo.

Bella dhe The Weeknd u ndanë në nëntor në 2016 pas gati dy vitesh bashkë. Në fillim të këtij viti The Weeknd u fotografua me Selena Gomez dhe vazhdojnë lidhjen

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme