Beyonce dhe Solange rrëzohen gjatë performancës në skenë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 14:16 | Nga

Beyonce Knowles vazhdon të jetë ndër yjet më të kërkuara të muzikës, ndërsa performancat e saja bëjnë bujë në gjithë botën.

Diva e muzikës pop ka qenë kryetema e këtij edicioni në Festivalit prestigjioz Coachella që mbahet në Indio të Kalifornisë.

Javë më parë, ajo i ftoi në skenë bashkanëtaret e dikurshme të grupit “Destiny’s Child” dhe bënë një paraqitje duke i kujtuar kohët e kaluara.

Dy motrat vallëzonin dhe interpretonin në skenë, të shoqëruara nga koreografia që e shoqëronte muzikën duke lënë mbresa te publiku.

Mirëpo, në një moment Beyonce u përpoq ta kapte motrën e saj, por të dyja u rrëzuan. Sidoqoftë, ato vazhduan me performancën skenike.

https://youtu.be/JtkLW0Xb1ck

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme