Beyonce e motra e saj rrëzohen në skenën e Coachellas

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 11:52 | Nga

Beyonce ka mahnitur javën e parë në Coachella me performancën e saj dhe është komentuar gjatë.

Por në javën e dytë jo çdo gjë shkoi siç duhej. Asaj iu bashkuan në performancat e saj i shoqi Jay Z, ish-pjesëtaret e grupit Destiny`s Child, J Balvin dhe motra e saj Solange Knowles.

Ajo dhe motra e saj Solange janë ngjitur në skenë për të performuar më energjike se kurrë. Duke performuar dhe duke bërë shaka me njëra-tjetrën Solange u rrëzua, pas saj edhe Beyonce duke u përpjekur ta ndihmonte të ngrihej.

Në skenë u krijua një moment shumë komik dhe motrat e morën me sportivitet dhe vazhduan performancën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme