Beyonce publikon këngën e re në përvjetorin e martesës

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 10:35 | Nga

Beyonce sot ka lansuar videoklipin e këngës “Die For You”, duke e lidhur pikërisht me rastin e përvjetorit të martesës me rep artistin e njohur Jay Z.

35 vjeçarja dhe burri i saj Jay Z 47, festuan 9 vjetorin e martesës së tyre. Për t’i përshkruar më mirë momentet më të lumtura të tyre, Beyonce lansoi baladën e saj “Die For You” (Të vdes për ty ), shkruan Time.

Në videoklip shihen xhirimet familjare dhe momenti i emocionuar kur vajza e saj 5 vjeçare, Blue Ivy, puth barkun e nënës së saj shtatzënë. Gjithashtu përfshihen edhe momente nga dasma e tyre, pushimet dhe momentet e kaluara me vajzën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme