Big Basta do ta ‘lë’ Vesa Lumën shkaku i kombësisë! (Foto)

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 11:21 | Nga

Mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion” u zhvillua debati me temë “Sherri i mediave Shqipëri – Kosovë”.

Në media online si dhe në rrjete sociale ditët e fundit është krijuar një lloj konflikti për sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me Kosovën, “konflikt” ky i nxitur edhe nga vizita e fundit e kryeministrit Rama në Beograd.

Mes shumë të tjerash edhe çifti i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta kanë ndjekur me kureshtje debatin, madje ky i fundit ka shkruan një status në Facebook.

“Sinqerisht, nëse bëhet për herë të tretë tema “Shqipëri vs Kosovë” në Opinion, unë do ndahem nga Vesa Luma”- ka thënë ai me ironi dhe bashkëngjitur kësaj ka vendosur disa fytyra me lot si për të treguar se dashuria e tyre nuk njeh ndarje të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme