Bikini si këto të Dafinës nuk keni parë ndonjëherë (Foto)

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 13:23 | Nga

Këngëtarja Dafina Zeqiri pas mbi një muaji në të cilin konstant ishte në koncerte, madje duke pasur ndonjëherë edhe dy brenda natës, dje mori rrugë drejt Santorinit të Greqisë.

Atje me nënën po pushon për të parën herë dhe nga çfarë ka treguar në rrjetin social Snapchat, ajo po mahnitet nga bukuria e këtij ishulli.

E normalisht se me pushimet e nisura, as fotot në rrjete sociale nuk mungojnë.

Në të kundërtën, Dafina si gjithmonë shkëlqen me linjat trupore por në këtë rast, fokusi bie diku tjetër.

Janë bikinit e këngëtares ato që kanë lënë përshtypje për unikalitetin e tyre. Ato janë punë dore me një material të punuar nga penjtë që përdoren kryesisht për punimin e çorapeve apo xhemperëve për dimër. /Prive.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme