Bleona Qereti vjen nesër në Kosovë

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 17:52 | Nga

Këngëtarja Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në ShBA, ka vendosur që këto ditë të vijë në Kosovë.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një videoje të publikuar në InstaStory.

“Kosova mirëmëngjesi, nesër (e mërkurë) jam atje, me zor po pres të shihemi”, thotë Qereti në video.

Ajo nuk ka zbuluar arsyen pse po vjen në Kosovë, megjithatë mendohet se mund të jetë një koncert ose një projekt i ri muzikor.

Kujtojmë që koncerti i fundit që Bleona mbajti në Prishtinë ishte në vitin 2012, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Aso kohe, këngëtarja kishte promovuar edhe bashkëpunimin e saj me Timbaland, këngën “Pass Out”, e cila ishte pëlqyer shumë.

Përndryshe, këto ditë ajo ka qëndruar në Paris të Francës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme