Bleona tërheq sërish vëmendjen për keq në AMA (Video)

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 17:24 | Nga

American Music Awards, krahas ndarjes së çmimeve është një event që i kushtohet mjaft vëmendje dhe stilit të veshjes. Por duket se këngëtaret shqiptare kanë rënë në sy të kritikët ndërkombëtare.

Mail Online, i rendit ato mes njerëzve të njohur me veshjen më të keqe duke e nisur me titullin “Hallouini ishte muajin e kaluar!”. E para në renditje është Diana Ross, por nuk mbeten pas dhe shumë emra të tjerë të njohur si Pink, Patric Starr etj.

“Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, 38 vjeç, tregon mjaft nga këmbët e saj në një veshje të veçantë argjendi që tregon të brendshmet ngjyrë argjendi, dhe një xhaketë shumë të shkurtër po argjendi, dhe asgjë tjetër”, shkruan Mail Online.

Veshja e Bleonës ka tërhequr vëmendjen dhe në vitet e shkuara, ku në AMA 2014 u shfaq me një fustan rrjetë të zezë, që gjithashtu u rendit mes veshjeve më të këqija të eventit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme