Boateng e bëri pasurinë “rrush e kumbulla”

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 00:43 | Nga

Ish-mesfushori i Milanit, Kevin Princ Boateng, gjatë një rrëfimi për të përditshmen spanjolle “Marca” ka prekur disa tema për të cilat askush nuk ishte në dijeni deri më tani. Si fillim ai u ndal te Suso.

“Kur mbërriti në Milano, nuk u ambientua dot. Është shumë i ndjeshëm dhe ka nevojë për një trajner që ta trajtojë mirë. Mihajloviç ishte një trajner shumë i ashpër, prandaj nuk kishte hapësira. Kam folur për atë gjithmonë si për një futbollist të madh. Dukej që kishte cilësi teknike dhe shpejtësi”, tha fillimisht ganezi.

“Momenti më i mirë në karrierë? Kur fitova Serianë A. Ishte momenti më i rëndësishëm. Sjellja ime? Jam penduar për shumë gjëra. Të jesh i ri nuk është e lehtë, sepse ka luajtur vetëm talenti im. Ajo nuk ishte mënyra e duhur. Tani pendohem që nuk kam punuar fort në kohën e duhur. Por, në atë moment ishte normale, pasi kisha famë dhe para.

Momente të vështira? Për mua ishte e pamundur. Nga njëra ditë në tjetrën kisha aq shumë para sa të mund të blija gjithçka. Në dy vite kam shpenzuar të gjitha paratë e mia për makina, ora, çizme, diskoteka, restorante dhe miq, që në të vërtetë nuk ishin të tillë. Për dikë si unë, që është rritur në një lagje të varfër dhe pa para, ishte e rrezikshme”, vijon zbulimin e detajeve të së kaluarës Boateng.

“Miq në futboll? Sulei Muntari. Kam luajtur me atë te Milano dhe në kombëtare dhe mund të them se është miku im. Djali i keq? Kam lindur i tillë. Është një lloj mbrojtje, funksionon edhe për Ibrahimoviçin. Nëse flet me atë për 10 minuta kupton se bëhet fjalë për një person fantastik. Thuajse të gjithë futbollistët janë kështu, me përjashtim të Ronaldinjos që është gjithmonë shakaxhi. Shumë njerëz më thonë të njëjtën gjë, që jam arrogant. Për ta gjykuar një person, më parë duhet ta njohësh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme